
Kosova dhe Anglia do të luajnë me 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në kuadër të kualifikimefve ‘Euro 2020’.
Tifozët ‘Dardanë’ janë bërë gati për këtë ndeshje e cila mund të jetë vendimtare për kualifikimin e Kosovës.
Shkaku i të kaluarës së Kosovës dhe ndihmës së madhe nga shteti anglez, ‘Dardanët’ kanë vendosur të organizojnë një pritje të veçantë për këta miq të respektuar.
Në një konferencë për shtyp, janë zbuluar detajet nga pritja që do t’i bëhet Anglisë.
“Mirëseardhje dhe respekt’ është slogani zyrtar mikpritës për anglezët.
Po ashtu është bërë e ditur se ditën e diel do të ketë edhe një mori aktivitetesh në sheshet e Prishtinës.