Mirabelli nuk ia fal vetës pse lejoj shitjen e këtij lojtari gjatë kohës sa ishte drejtor i Milanit

13:11 | 12 Nëntor 2019

Ish-drejtori sprotiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka folur për kohën e tij në ‘San Siro’.

Ai ka thënë se vetëm për një gjë është penduar shumë. “Largimi i Kuçka është një nga keqardhjet e mia më të mëdha për Milanin”, ka thënë Mirabelli.

Ai në një intervistë për TeleLombardia, tha se largimi i tij nuk ishte menduar mirë, përcjell ORAinfo.

Sipas tij, Kuçka e ka pasur vendin në Milan dhe për këtë ndihet i dëshpruar pse lejoj shitjen e tij.

Kur arriti Gattuso ne donim ta kthenim atë përseri, por kur Montella ishte aty ai vendosi të largohej pasi bisedoi me menaxherin. Një ofertë e mirë nga Turqia arriti dhe ai vendosi ta pranojë atë, duke u larguar përgjithmonë”, deklaroi Mirabelli. /ORAinfo/

Komento: