Kosova merr lajmin e keq, Vedat Muriqi mungon ndaj Çekisë

13:45 | 12 Nëntor 2019

Një lajm të keq e ka marrë Kosova para ndeshjes me Çekinë.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë të riaftësohet nga lëndimi dhe si pasojë do të mungojnë në ndeshjen vendimtare të Kosovës kundër Republikës së Çekisë të enjten në Pelzn.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi i Fenerbahces nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në e parafundit kualifikuese për Euro 2020.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë“, thuhet në njoftimin e FFK-së. /ORAinfo/

Komento: