
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola planifikon të mbetet në klub deri në fund të sezonit 2020/21 kur skadon kontrata e tij.
Është përfolur shumë se ish-shefi i Barcelona dhe Bayern Munich mund të largohet nga City në fund të fushatës aktuale, por Times pretendon se ai planifikon të qëndrojë me kampionët anglezë për të paktën një vit tjetër,përcjell ORAinfo.

48-vjeçari gjithashtu raportohet se do të jepen fonde shtesë për të forcuar skuadrën në janar./ORAinfo/