KONFRIMOHET: Ja kush po largohet nga Man Utd

22:13 | 12 Nëntor 2019

Nemanja Matic raportohet se ka sinjalizuar dëshirën e tij për të lënë Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

31-vjeçari është i pakënaqur me numrin e fillimeve që ka bërë këtë sezon nën Ole Gunnar Solskjaer, raporton Daily Mail,përcjell ORAinfo.

Solskjaer ka filluar me Matic në pesë ndeshje të Premier League këtë sezon, por menaxheri i Manchester United ka thënë se mungesa e serbit është për shkak të dëmtimit.

Borussia Dortmund, AC Milan, Inter Milan dhe Juventus thuhet se të gjithë janë të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit./ORAinfo/

Komento: