Mirabelli i bie pishman që e largoi këtë lojtar nga Milani

22:44 | 12 Nëntor 2019

Në një intervistë me TeleLombardia, ish drejtori sportiv i AC Milan, Massimiliano Mirabelli, foli për kohën e tij me kuqezinjtë.

Ndër të tjera, ai zbuloi pendimin e tij më të madh ndërsa ishte në klub,përcjell ORAinfo.

“Kuçka? Një nga keqardhjet e mia më të mëdha. Kur arriti Gattuso ne donim ta kthenim atë, por kur Montella ishte aty ai vendosi të largohej pasi bisedoi me menaxherin. Një ofertë e mirë nga Turqia arriti dhe ai vendosi ta pranojë atë,” deklaroi Mirabelli ./ORAinfo/

Komento: