Bomba e ditës: Pep Guardiola kthehet në Bayern Munich

15:24 | 13 Nëntor 2019

Pep Guardiola pritet të rikthehet në Bayern Munich.

Gjigantët e Bundesligës gjithashtu besohet se po monitorojnë Thomas Tuchel dhe Erik ten Hag, por është trajneri i Manchester City që kryeson listën.

Kontrata e Guardiolës përfundon në ‘Etihad’ përfundon në 2021, por Bayern po shpresojnë ta bindin atë të kthehet në Allianz Arena verën e ardhshme, katër vjet pasi u largua së pari nga ‘Bavarezët’, përcjell lajmi.

Vetëm disa muaj më parë Guardiola vizitoi terrenin e stërvitjes së Bayernit dhe drejtorët, sipas SportBild.

Ai ende zotëron një banesë në qendër të qytetit dhe familja e tij u ndje si në shtëpi atje. Është pohuar se ata nuk janë të interesuar për Manchesterin, dhe tani po jetojnë përsëri në Spanjë.

Drejtorët e Bayernit janë të bindur se Guardiola është i pakënaqur me Cityn, pasi nuk ka arritur për tre vite ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve.

Komento: