ZYRTARE: Ja kur luhet “El Clasico”

16:42 | 13 Nëntor 2019

La Liga ka njoftuar zyrtarisht sot kur do të luhet El Clasico e famshme midis Barcelona dhe Real Madrid, pas vonesës së tij në fillim të muajit të kaluar për shkak të tensionit rreth çështjes së Katalonjës.

Liga Spanjolle njoftoi zyrtarisht se ndeshja do të luhet në 18 Dhjetor në 8:00 ,përcjell ORAinfo.

Ka pasur 275 takime mes palëve në atë që shumë e konsiderojnë si një nga lojërat më interesante në futbollin e klubit mes dy gjigantëve spanjollë./ORAinfo/

Komento: