
Arsene Wenger ka vendosur t’i kthehet futbollit.
Ish-trajneri i Arsenalit, është rikthyer në lojën e futbollit, pasi të mërkurën u emërua shef i zhvillimit të futbollit global i FIFA-s.
Wenger e pranoi ofertën e organit qeverisës së futbollit botëror dy muaj pasi u raportua së pari, dhe vetëm një javë pasi Bayern Munich e kishte kontaktuar për postin e trajnerit pas shkarkimit të Niko Kovac, transmeton Express.
Ai do të jetë shef i panelit për bërjen e ligjeve, i njohur si IFAB, programeve të trajnerëve dhe analizave teknike të ndeshjeve në turnet e FIFA-s.
70-vjeçari do ta zëvendësoj Marco van Bastenin, i cili ishte drejtor teknik i FIFA-s deri në tetor të 2018-es.
“Mezi pres ta marrë këtë sfidë tejet të rëndësishme, jo vetëm sepse unë gjithmonë kam qenë i interesuar për analizimin e futbollit nga një perspektivë më e gjerë, por po ashtu sepse misioni i FIFA-s si organi qeverisës i futbollit botëror është vërtet global”, ka thënë Wenger pas emërimit.
Francezi ka punuar si analist futbollit për televizione të ndryshme që prej se u largua nga Arsenali vitin e kaluar, pas plot 22 vjetëve.