
Të gjithë po çmenden për Ibrahimoviç.
Sipas raportimeve nga Radio Radio, përveç interesit të Bolonjës, Milanit dhe Napolit, suedezi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e Romës përpara afatit kalimtar të janarit, përcjell ORAinfo.

Kontrata e sulmuesit me LA Galaxy skadon në fund të dhjetorit dhe ai ende nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje për rinovimin e kontratës me palën MLS.
Prandaj, ai mund të kthehej në Evropë. Tani për tani, asnjë ofertë fitimprurëse nuk ka arritur për të.