Çeki – Kosovë, ja ku do të transmetohet live

22:17 | 13 Nëntor 2019

Nesër Kosovën e pret një ndeshje e madhe.

Ndeshja e rëndësishme kualifikuese për Euro 2020 mes Çekisë dhe Kosovës, tifozët e futbollit mund ta ndjekin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar të gjithë qytetarët në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në përkrahje të Kosovës.

Në amfiteatrin e atij sheshi, do të vendoset një ekran i madh, ku do të shfaqet ndeshja Çeki – Kosovë.

“Të enjtën, në sheshin Zahir Pajaziti të gjithë në përkrahje të Kosovës. Ska nevojë për bileta 🙂. Çeki – Kosovë 20:45.

Fitorja na e mundëson rastin historik me Anglinë. Besa besëëëëë…”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: