Raiola ia “vjedhë” yllin e madh Milanit

22:30 | 13 Nëntor 2019

Ditë të forta dhe vendimtare për të ardhmen e Suso.

Vetëm disa ditë më parë, anësori spanjoll i dha fund marrëdhënies së tij profesionale me agjentin Alessandro Lucci, aktualisht duke kërkuar një agjent të ri për t’u kujdesur për biznesin në fushë,përcjell ORAinfo.

Sipas Daniele Longo, Mino Raiola është në pozitë favorite për këtë punë. Pasi foli me Manuel Garcia Quilon, agjentin shumë të respektuar spanjoll të Castillejo, Hernandez dhe Reina, Suso është duke përfunduar marrëveshjen që do ta shohë atë të bashkohet me skuadrën e Mina Raiola.

Ashtu si shoku i tij i skuadrës Alessio Romagnoli, i cili u largua nga agjenti i tij Sergio Berti disa javë më parë, Spanjolli ka zgjedhur të shkojë me agjentin e njohur për tu kujdesur për interesat e tij. Vetëm detajet duhet të zgjidhen midis Suso dhe Raiola, dhe kjo mund të rezultojë në një largim verën e ardhshme./ORAinfo/

Komento: