
Gigio Donnarumma, portier i Italisë dhe AC Milan, ishte sot në Venecia më herët me delegacionin italian në solidaritet me qytetin, i cili është përmbytur për shkak të reshjeve të shiut.
Në bazë të fotove , nivelet e ujit janë akoma shumë të larta,përcjell ORAinfo.

“Në emër të të gjithë ekipit, ne jemi afër qytetit të Venecias dhe dërgojmë një përqafim të madh për të gjithë,” deklaroi i riu.
Mbrëmë, Azzurri vazhdoi garën e tyre fituese në kualifikimet e euros, duke mposhtur Bosnjën bindshëm larg vendit. Destinacioni tjetër është Palermo, ku do të zhvillohet përplasja me Armeninë./ORAinfo/