Ky lojtar ia mori zemrën sonte Vlora Çitakut

22:56 | 17 Nëntor 2019

Vlora Çitaku tregon se cili lojtar ia fitoi zemrën sot.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për kualifikimet në Euro 2020.

Çitaku, e cila sot gjendej në stadium për ta shikuar ndeshjen në të cilën Kosova u mposht 0 me 4 nga anglezët, e ka vlerësuar më së shumti paraqitjen e mbrojtësit të majtë të kombëtares, Benjamin Kololli, transmeton Gazeta Express.

Ajo, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter” shfaqi gëzimin dhe pëlqimin për lojën e treguar nga Benjamin Kololli, teksa fotos së postuar të futbollistit të Zurichut, ia bashkëngjiti edhe përshkrimin: “Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”.

“Ai luajti me zemër dhe fitoi zemrën time”, ka shkruar Çitaku.

Komento: