Skuadra e Barcelonës ka bërë një veprim interesant.
Barcelona ka refuzuar një ofertë për Ivan Rakitic.
Rakitic është në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga Barcelona, gjatë merkatos së janarit.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona ka refuzuar një ofertë 15 milionëshe nga një skuadër e Premierligës, emri i së cilës nuk është mësuar.
Man United dhe Chelsea janë dy emra të tjerë që janë lidhur me kroatin gjatë këtij muaji, por gjigantët e La Liga nuk heqin dorë nga lojtari pa siguruar 35 milionë euro.
Barca po synon që të shes kartonin e lojtarit me hapjen e merkatos, kurse interesim për lojtarin ka edhe nga Atletico Madrid dhe Juventus.