Përfundon telenovela: Milani merr vendim për Kessie

11:31 | 19 Nëntor 2019

Franck Kessie nuk e ka filluar sezonin aq mirë me AC Milan, duke mos arritur t’i përmbahet performancave të tij në ndeshjet e fundit në fushë.

Për më tepër, ai nuk është në kushtet më të mira me klubin, i cili ka ngjallur zëra për një largim të mundshëm në janar, përcjell ORAinfo.

Tuttosport raporton se mesfushori pritet të largohet nga klubi gjatë tregut të dimrit, pasi kuqezinjtë kanë vendosur ta shesin atë.

Marrëdhënia mes të dy palëve nuk është aspak mirë, dhe Milani dëshiron ta shesë para se të jetë vonë. /ORAinfo/

Komento: