Keni kujdes, para false shfaqen në këtë qytet kosovar

12:28 | 07 Janar 2019

Qytetarët e Kosovës duhet të keni kujdes, sepse një person ende i panjohur po shprendanë para false.

Një person ka raportuar në polici për një rast të parave të falsifikuara në Pejë

Ankuesi mashkull ka bërë të ditur se dje, derisa ishte në vendin e punës në një dyqan si shitës, nga një person i panjohur ka pranuar 100 euro false.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dëshmi është konfiskuar monedha për hetime të mëtejme.

Komento: