Zëvendësministri i PDK-së e bën për ‘pesë pare’ ministrin Endrit Shala

14:33 | 07 January 2019

Para pak javësh, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100% për produktet nga Serbia.

Pas deklatës së Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës, pas deklarimit të presidentit Thaçi për mundësinë e heqjes së taksës, ka reaguar zyrtari i PDK-së, njëherit zëvendësministër i Brendsheëm, Izmi Zeka.

Ai ka theksuar se absurditeti nuk ka saj, pasi që edhe Shalës i ka mbetur që t’i tregojë presidentit se a duhet të flasë për taksën.“Pasi edhe Ministrit të Tregtisë, Endrit Shalës i ka mbetur me i tregu presidentit të vendit Hashim Thaçit, se a duhet të flas për taksën, këtu merr fund gjithçka”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, ky është patriotizëm i llojit të vet.

“Tek ne një fjalë popullore thotë, poshtë ka ra katundi bre”, ka thënë Zeka. Ministri Shala dje ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.

Komento: