
Eriksen mund të përfundojë në Seria A.
Skuadra e Juventusit do të tentojë ta marrë në skuadër yllin e Tottenham Hotspurs, Christian Eriksen përgjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi është i interesuar të nënshkruajë kontratë me Eriksenin.
Gazeta raporton se Jose Mourinho nuk do të tentojë ta pengojë lojtarin që të largohet nga skuadra, por që kjo nuk është bërë e ditur ende zyrtarisht.