Shevchenko tregon emrin e lojtarit që mund ta “shpëtojë” Milanin

21:50 | 22 Nëntor 2019

Shevchenko thotë se Ibrahimovic mund ta shpëtojë Milanin.

Ish sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, foli me Corriere Della Sera në lidhje me Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka qenë i lidhur shumë me një rikthim te kuqezinjtë ditët e fundit, pasi ata po kërkojnë një sulmues me përvojë,përcjell ORAinfo.

“Nëse Ibrahimoviç dëshiron të kthehet në Itali, ai ende do të jetë në gjendje të japë aq shumë. Ai është një njeri i mirë dhe ai ka një rezyme të madhe. Kudo që ka shkuar, ai ka bërë mirë punën e tij.

“Nëse ai dëshiron të kthehet në Milano, ai mund të ndihmojë shumë ekipin. Pranimi i Milanit do të nënkuptojë marrjen e përgjegjësive të mëdha. Është në fund të karrierës së tij, nuk do të ishte një ndalesë,” përfundoi ai./ORAinfo/

Komento: