“Paqe” në “San Siro”, vazhdon kriza për Milanin

19:59 | 23 Nëntor 2019

Milani nuk ka arritur që të rrëmbejë më shumë se një pikë nga Napoli.

Milani dhe Napoli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë këtë sezon. Rezultati në fund nuk kënaq asnjë prej tyre, pasi ndodhen shumë larg në renditje.

Ndeshja u duk se nisi mirë për Napolin, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 24-të me Lozanon, i cili shënoi me kokë pas një topi të kthyer nga traversa.

Gjithsesi reagimi i kuqezinjve ishte shumë i shpejt me Bonaventurën, i cili realizoi një super gol 5 minuta më pas, me një goditje të kalibruar në hyrje të zonës.

Ky rezultat e mban Napolin në vendin e 7-të me 20 pikë, 15 më pak se Juventusi, ndërkohë që Milani gjendet në të 12-in me vetëm 14 pikë.

Komento: