“Tërmet” te Juventus, ja ku po transferohet Ronaldo

22:12 | 23 Nëntor 2019

Cristiano Ronaldo, ka qenë subjekt i shumë polemikave në dy javët e kaluara.

Aq sa ka zëra për largimin e tij të mundshëm nga Juventus në fund të sezonit. Këto bisedime po marrin një impuls shumë të veçantë në Spanjë,përcjell ORAinfo.

Pas El Chiringuito dhe OK Diario, këtë herë Don Balon foli për një lamtumirë të mundshme të CR7.

Sipas burimit spanjoll, Paris Saint-Germain ka një super ofertë të gatshme: 100 milion euro për Juventusin dhe 45 milion në vit për vetë lojtarin si rrogë./ORAinfo/

Komento: