
Ibrahimovic konfirmon skuadrën e re, befason të gjithë.
Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në vendin e tij për të përfunduar karrierën e lavdishme prej futbollisti.
Pas largimit nga LA Galaxy, ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.
Sidoqoftë, 38 vjeçari ka vendosur të mos luajë në një nga ligat kryesore të Evropës, ku kërkohej shumë nga Milan.
Me një video Ibrahimovic ka dhënë sinjalet e para se do t’i bashkohet skuadrës suedeze, Hammarby.

Tash ka mbetur që vetëm Hammarby të konfirmojë një gjë të tillë.
Me transferimin te Hammarby, Ibrahimovic do të çojë në dhjetë numrin e skuadrave për të cilat ka luajtur në karrierën e tij.