Pato këtë muaj mund të transferohet te Milani

22:39 | 07 January 2019

Një skandal i madh ndodhi në Kinë. Shu Yuhui, pronari i Tianjin Quanjian, klubi që punëson Alexandre Pato, po has në probleme me shtetin kinez.

Yuhui u arrestua në ditët e fundit dhe u akuzua për vepra të rreme me menaxherët e tjerë të kompanisë.

Milanneës raporton se ekipi i tij i futbollit është vënë në pikëpyetje, duke përfshirë të ardhmen e Patos, përcjell ORAinfo.
Lojtari ende ka kontratë njëvjeçare me klubin kinez (që skadon në dhjetor 2019), por tani lojtari mund të lirohej shumë më lehtë se më parë (klauzola e lirimit ishte e vendosur në 25 milionë euro).

Pas këtij skandali, Tianjin Quanjian gjithashtu ka vështirësi në pagimin e pagave dhe ajo e brazilianit është një nga më të lartat në të gjithë ekipin.

Rruga që udhëhoqi Paton në Milano mund të rihapet prapa kësaj skandali në Kinë.

Para kësaj, nuk kishte kushte për rikthimin e lojtarit në San Siro, ndërsa tani skenari mund të ndryshonte dhe sulmuesi brazilian, preferencat e të cilit ishin ose Milani ose një rikthim në Brazil, mund të lirohej shumë më lehtë.

Tani, rikthimi i Patos në Milano është shumë më lehtë. /ORAinfo/

Komento: