Duka: Solidarizohemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve

12:29 | 26 Nëntor 2019

Shteti shqiptar po përjeton një ngjarje të rëndë.

Shqipërinë e ka goditur sot një tërmet i fuqishëm,e më vonë edhe disa të tjerë me ç’rast ka pasur viktima dhe shumë dëme materiale.

Pas kësaj tragjedie që përfshiu qytetet e Shqipërisë, prej së largu kanë reaguar edhe i pari i Federatë së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka,përcjell ORAinfo.

“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku”, shkruar Duka./ORAinfo/

Komento: