Duka: Të lutemi për Shqipërinë tonë!

12:55 | 26 Nëntor 2019

Shqipëria po përjeton orë të rënda.

Shqipërinë e ka goditur sot një tërmet i fuqishëm,e më vonë edhe disa të tjerë me ç’rast ka pasur viktima dhe shumë dëme materiale.

Pas kësaj tragjedie që përfshiu qytetet e Shqipërisë, ka reaguar trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka ,përcjell ORAinfo.

“Të lutemi për Shqipërinë tonë! Për sa me pak viktima nga tërmetet që goditën sot në mëngjes.Me mendje e zemër jemi afër familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre.Të solidarizohemi për të ndihmuar aty ku ka nevojë që së bashku të përballojmë pasojat e tërmetit fatal!”, ka shkruar Kuka./ORAinfo/

Komento: