Boban dhe Maldini takohen me Raiolen, po arrihet marrëveshja e madhe

16:04 | 26 Nëntor 2019

AC Milan tashmë po punon jashtë orarit për të vendosur objektivat e tyre për afatin e ardhshëm të transferimit.

Performancat në terren të klubit me qendër në Milano nuk janë mbresëlënëse, kjo është arsyeja pse ata aktualisht janë vendosur në pozitën e 12-të të tabelës së ligës me 14 pikë pas 13 ndeshjeve, përcjell ORAinfo.

Drejtorët e Milanit Zvonimir Boban, Paolo Maldi dhe Frederic Massara janë përfshirë në një seri takimesh me agjentët supers Mino Raiola dhe Jorge Mendes.

Takimi me Raiola kishte të bënte me sigurimin e ardhjes së mundshme të sulmuesit veteran Zlatan Ibrahimovic në të ardhmen e afërt./ORAinfo/

Komento: