Pas tërmetit në Shqipëri, FFK merr këtë vendim

18:03 | 26 Nëntor 2019

Pas trgjedisë që ndodhi në Shqipëri, FFK-ja ka marrë një vendim.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë,përcjell ORAinfo.

Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor.

Komento: