
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo thotë se Kylian Mbappe do të qëndrojë në klub, dhe është në bisedime për një kontratë të re.
20-vjeçari është lidhur me një transferim te Real Madrid, të cilit i shënoi në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e së martës,përcjell ORAinfo.

“Mbappé do të qëndrojë këtu, 100 përqind,” i tha Leonardo RMC. “Ai është një lojtar i PSG. Pjesa tjetër është pjesa tjetër “.
“Për mundësinë e zgjatjes së kontratës, ai shtoi “Ne do të shohim. Ne po përparojmë, po përparojmë ngadalë por po përparojmë”, ka përfunduar Leonardo./ORAinfo/