Real vjen me transferim të “çmendur”

14:47 | 27 Nëntor 2019

Real Madrid nuk e ka ndërmend të ndalet.

Real Madrid, dëshiron ta transferojë mbrojtësin qendror të Atletico Madrid, Jose Gimenez,përcjell ORAinfo.

Blancos janë të përgatitur të paraqesin një ofertë prej 75 milion eurosh , por 24-vjeçari ka të ngjarë të mbetet besnik ndaj punëdhënësve të tij aktual duke pasur parasysh rivalitetin e ashpër midis dy klubeve.

Gimenez është shfaqur në 11 ndeshje në të gjitha garat për Atletico në fillim të sezonit 2019-20./ORAinfo/

Komento: