
Gjiganti i Serie A AC Milan raportohet se po shikon mundësinë e nënshkrimit e yllit të Atletico Madrid, Santiago Arias.
Kolumbiani u bashkua me Los Rojiblancos nga PSV Eindhoven në verën e vitit 2018 dhe është shfaqur deri në 25 herë për ta deri më tani në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Lajmet në Amerikën e Jugut pretendojnë se kuqezinjtë shohin Arias si një mundësi për të blerë në janar. Marrëveshja e tij e tanishme skadon në verën e vitit 2023./ORAinfo/