Milan shet yllin e madh për ta blerë lojtarin e Juventusit

14:50 | 28 Nëntor 2019

Ricardo Rodriguez pritet të largohet nga Milan në afatin kalimtar të janarit.

Lojtari zviceran është lidhur me një largim nga klubi me qendër në Milano, pasi humbi vendin e tij startues që nga ardhja e të riut Theo Hernandez, raporton La Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, hierarkia e Milanit tani ka vendosur të shes 27-vjeçarin në mënyrë që të gjenerojë fonde për të nënshkruar me yllin e Juventusit Merih Demiral.

Rodriguez ka qenë në Milano që nga vera e vitit 2017 kur u transferua nga klubi gjerman i Bundesligës VFL Ëolfsburg për një tarifë transferimi të raportuar prej 15 milionë euro.

Prej atëherë, Rodriguez ka përfaqësuar Milanin në 92 ndeshje në të gjitha garat ku ai ka shënuar katër gola dhe ka siguruar pesë asistime. /ORAinfo/

Komento: