
Skuadra Madriliene me super-ofertë për Pogban.
Real Madrid do t’i ofrojë Manchester United dy lojtarë, për t’i bindur që të heqin dorë nga Paul Pogba.
E ardhmja e mesfushorit francez vazhdon të mbetet e paqartë, me Juventusin dhe Real Madridin që përmenden si destinacionet e ardhshme.
Sipas ‘El Desmarque’, Real Madrid synon të nis një ofensivë të re për të siguruar shërbimet e Pogbas, i cili te Manchester United është transferuar në vitin 2016 nga Juventus, për 105 milionë euro, përcjell lajmi.
Janë lojtarët James Rodriguez dhe Mariano Diaz që do të përfshihen në ofertën e Real Madridit.
Të dy këta lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedine Zidane, dhe transferimi në ‘Old Trafford’ duket lehtë i pranueshëm.
Përndryshe, Paul Pogba vazhdon të rikuperohet nga lëndimi, duke mos mundur të ndihmojë Manchester Unitedin në këtë fazë shumë të rëndësishme të kampionatit.