
Emery duket se i ka ditët e numëruara në Arsenal.
Arsenali po mendon ta shkarkojë trajnerin aktual dhe tashmë janë zbuluar alternativat për trajner të ri
Ditët e Unai Emeryt në krye të shtabit teknik të Arsenalit janë të numëruara.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Telegraph”, përcjell Express.
“Topçinjtë” kanë vuajtur në gjashtë ndeshjet e fundit, në të cilat nuk kanë fituar, ndërsa presioni ka rënë totalisht mbi trajnerin spanjoll.
Prandaj, mediat angleze kanë zbuluara se “Gunners” janë duke menduar tashmë për pasardhësin e tij.
Massimiliano Allegri dhe Nuno Espirito Santo janë favoritë për ta zëvendësuar Emeryn.