
Mourinho bën një gjest madhështorë.
Jose Mourinho ka bërë një gjest mirënjohës ndaj ‘mbledhësit të topave’ të ndeshjes Tottenham – Olympiacos.
Tottenham ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke përmbysur grekët e Olympiacos nga 0-2 në 4:2.
Me rezultatin 1:2 në të mirë të grekëve, djaloshi ka vënë shpejtë topin në fushë, duke ndihmuar Tottenhamin në barazimin 2:2 të rezultatit.
Jose Mourinho ka vendosur që për aktin heroik, të ftojë djaloshin e topave në drekë te Tottenham, para nedshjes së fundjavës në Premirligë kundër Bournemouth.
15 vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Tottenham në drekën para ndeshjes, si shenj falënderimi për kontributin e tij kundër Olympiacos.