
Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Pasi njoftoi largimin nga Los Angeles Galaxy, ai po i përkushtohet aktiviteteve sipërmarrëse por në mendjen e tij gjithmonë ka futboll që duhet të luhet.
Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi suedez (i lindur në 1981) kërkon një vit e gjysmë kontratë deri në qershor 2021 me pagë totale prej 10 milionë euro neto, përcjell ORAinfo.

Mirëpo Milani i ofron atij 6 milionë bonuse më shumë dhe është në pozitë të mirë për të nënshkruar me sulmuesin suedez, para Bolonjës dhe Napolit të cilat gjithashtu janë duke e kërkuar sulmuesin e njohur.
Thuhet se Ibra në rossonero do të ishte drejtuesi i përvojës. Në fakt, Milani është skuadra që vendosi formacionin më të ri të Serie A me një moshë mesatare 24 vjeç dhe 242 ditë.
Në pesë kampionatet kryesore evropiane vetëm pala franceze Nice dhe Lille mund të mburren me lojtarë edhe me të rinj. /ORAinfo/