Mario Mandzukic është i destinuar të largohet nga Juventus në janar, pasi ka luajtur minuta zero për Bianconeri deri më tani këtë sezon.
Nga pamja e tij, disa ekipe janë të interesuar për nënshkrimin e tij për afatin e ardhshëm të transferimit, përcjell ORAinfo.
Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport AC Milan është një nga skuadrat që mban sytë te ky lojtar. Sidoqoftë, përparësia numër një e tyre për sulmin mbetet Zlatan Ibrahimoviç, i cili mund të kthehet në San Siro.
Nëse suedezi refuzon ofertën e kuqezinjve, atëherë ata mund të fillojnë kontakte me Juventusin mbi një marrëveshje të mundshme për Mandzukic./ORAinfo/