Tottenham ka pranuar një ofertë prej 9 milionë funte nga Pekini Sinobo Guoan për Mousa Dembele, raporton Sky Sports përcjell ORAinfo.
Mesfushori belg është aktualisht i lënë anash me një dëmtim në kyçin e këmbës, por ka bërë 13 paraqitje për Spurs në të gjitha garat përpara se të vuajë me lëndimin.
31-vjeçari do të bashkohet me Brazilianin, Renato Augusto dhe ish sulmuesin e Villareal, Cedric Bakambu në klubin e tij të ri. Kujtojmë se për shërbimet e tij ishte i interesuar edhe ekipi i Interit./ORAinfo/