Pioli i bie pishman, tani i beson lojtarit që dikur i injoronte

14:13 | 01 Dhjetor 2019

Frank Kessie do të paraqitet kundër Parma-s në formacion bazë, raporton calciomercato.

Lojtari i Bregut të Fildishtë nuk ka filluar për kuqezinjtë që nga 31 tetori, një muaj i vështirë, në të cilin ai përfundoi në pankinën kundër Lazio dhe nuk u thirr kundër Juventus.

Fizikisht dhe mentalisht, Pioli nuk ka qenë i bindur për lojtarin dhe ka preferuar ta vendosë atë në anën tjetër, megjithatë tani ai ka nevojë për të,përcjell ORAinfo.

Në Premier League, West Ham është i interesuar për talentin, gjithashtu edhe Wolves, por Pioli duket se është i përkushtuar që t’i japë Kessie mundësinë e tij, në mënyrë që ta bëjë atë të ndjehet si një pjesë integrale e Milanit të tij, dhe të heq interesin që vjen nga Anglia./ORAinfo/

Komento: