Ronaldo nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, mësohet arsyeja

19:36 | 02 Dhjetor 2019

Sot do të mbahet ceremonia e ndarjes së Topit te Artë.

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesëmarrës.

Sonte, në Francë, do të mbahet ceremonia ku do të ndahet çmimi më prestigjioz individual, Topi i Artë, nga prestigjiozja franceze, ‘France Football’.

Favoriti për të marrë këtë çmim është Lionel Messi, i cili do të regjistronte të gjashtin nëse arrin një gjë të tillë.

Si duket, këtë gjë e ka kuptuar Cristiano Ronaldo, i cili nuk do të paraqitet në ceremoninë në Paris, bën të ditur ‘Sportmediaset’, transmeton lajmi.

Konkurrenti kryesor i këtij viti për Messi është Virgil van Dijk, me gjitha kuotimet që e lënë të pashpresë Ronaldon.

Arsyeja se Ronaldo ka përfunduar jashtë top treshes thuhet të jetë kryesorja pse ai nuk udhëtoi drejt Francës.

Komento: