Ekipi francez, Lyon dëshiron të nënshkruajë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, lajm ky i bërë i ditur nga media spanjolle AS
E përditshmja spanjolle detajon se si klubi francez po shpresojnë që 31-vjeçari të kthehet në klub ose verën e ardhshme, ose pasi skadon kontrata e tij me gjigantët spanjoll, përcjell ORAinfo.
Benzema ishte një produkt i sistemit të të rinjve të Lyonit, ndërsa forma e tij u ngrit kur filloi karrierën e tij në klub para se të shkonte në Los Blancos në 2009./ORAinfo/