Tre shqiptarë u arrestuan në Serbi, ky është reagimi i Pacollit

20:24 | 08 Janar 2019

Sot tre të rinj shqiptarë janë dënuar në Serbi, pasi që shkruan UÇK.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur skandaloz dënimin e tre të rinjve shqiptarë në Serbi, nën pretekstin se mbi borë kanë shkruar “UÇK”.

Tre të rinjtë janë dënuar me 55 ditë burg nga autoritetet serbe.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Është për keqardhje që 3 të rinjë shqiptarë, dënohen me 55 ditë burg nga autoritetet serbe, vetëm e vetëm sepse kanë shkruar mbi borë “UÇK” mbi disa vetura në Beograd.

Në një shoqëri demokratike askush nuk dënohet sepse ka mendimin ndryshe, dhe aq më pak, sepse në një ose tjetër formë, të padëmshme për të tjerët, shfaq një mendim, ide a simbol.

Është pothuaj e pabesushme, që regjimi jo demokratik në Serbi ngjallë frikë dhe urrejtje ndaj gjithçka është shqiptare dhe nga Kosova.

Komento: