Lëndohet rëndë ylli i Juventusit, e pret operimi

21:00 | 04 Dhjetor 2019

Mesfushori i Juventusit Sami Khedira ka pësuar një dëmtim të gjurit të majtë dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet operacionit, thotë një njoftimi zyrtar të Bianconerëve.

Raporti detajon se si mesfushori 32-vjeçar gjerman do të duhet të kryejë operacion në mënyrë që të adresojë dëmtimin,përcjell ORAinfo.

Lojtari pritet të bëjë një rikuperim të plotë deri në fillim të marsit, duke detyruar trajnerin Maurizio Sarri të vendosë opsione të tjera në rolin e mesfushës.

Ai ka bërë 17 paraqitje për Juventus deri më tani këtë sezon, duke qenë një pjesë kryesore e taktikës së Sarrit të vendosur në klub./ORAinfo/

Komento: