
Këngëtarja e mirënjohur, Enca Haxhiu, së fundi është kritikuar shumë se nuk ndihmoi të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Shumë artistë kanë publikuar foto në rrjete sociale ku kanë treguar se u janë vënë në ndihmë të prekurve nga kjo fatkeqsi, përcjell ORAinfo.
E një veprim i tillë nuk u bë nga Enca.
Enca ka vendosur që sot t’iu kundërpërgjigjet akuzave duke thënë se nuk është në interesin e saj të fitojë famë në situata të tilla dhe se ka ndihmuar në heshtje./ORAinfo/

