Kontrata është gati, Ibrahimoviç gjen klubin e ri.
Zlatan Ibrahimoviç është pranë rikthimit në Serie A.
Zlatan Ibrahimoviç është gjithnjë e më afër rikthimit në futbollin evropian dhe atë italian.
Pas largimit nga Los Angeles Galaxy, ylli suedez është shumë pranë rikthimit te ish skuadra e tij, Milan.
Madje, mediat italiane raportojnë se Ibrahimoviç duhet të japë një aprovim të fundit ndaj ofertës së “Rossonerëve” në mënyrë që palët të zyrtarizojnë marrëveshjen për transferimin e tij në San Siro, transmeton lajmi.
Milan i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me pagë prej 6 milionë euro në sezon.