
Ndalimi i transferimit me dy afate të Chelsea është zvogëluar nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (CAS),zbulon Goal.
Klubi me qendër në Londër u ndalua të nënshkruante lojtarët për dy afatet e transferimi pasi u shpall fajtor për nënshkrimin e të miturve nga jashtë, hetim ky i bërë nga FIFA,përcjell ORAinfo.

Sa i përket raportit të fundit, ndalimi i Blues është shkurtuar në gjysmë nga CAS , në një vendim i cili u njoftua të Premten i cili do t’i lejonte Frank Lampard të nënshkruajë lojtarët në afatin e ardhshëm të transferimit./ORAinfo/