Lazio-Juventus, bianconerët me mungesa të shumta

17:57 | 06 Dhjetor 2019

Juventus, ka zbuluar skuadrën e tyre për udhëtimin e së shtunës në Lazio, ku Adrien Rabiot dhe Marko Pjaca kthehen, por Aaron Ramsey dhe Sami Khedira mungojnë.

Khedira dhe Ramsey janë shtesat e fundit në listën e mungesave, me gjermanin që pritet të dalë jashtë për dy deri në tre muaj,përcjell ORAinfo.

Douglas Costa dhe Giorgio Chiellini janë ende në tryezën e trajtimit, por ka një rikthim të papritur për Pjaca, i cili mezi ka luajtur gjatë dy viteve të fundit për shkak të dëmtimeve të ndryshme.

Për të shtuar numrat në një mesfushë të varfër, Maurizio Sarri ka thirrur dy lojtarë të u-23, Manolo Portanova dhe Simone Muratore.

Skuadra e Juventusit për Lazio: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur, Muratore, Portanova; Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Pjaca, Higuain, Bernardeschi./ORAinfo/

Komento: