Rashica merr lajmin e madh

18:12 | 06 Dhjetor 2019

Futbollisti kosovar, Milot Rashica po shkëlqen në futbollin evropian.

Milot Rashica çdo ditë e më shumë po vlerësohet për paraqitjet e tij shumë të mira me Werder Bremenin.

Anësori shqiptar ka arritur të shënojë tri herë prej që është kthyer në kampionat.

Werder Bremen po kalon një sezon zhgënjyes, pasi aktualisht janë vetëm tri pikë mbi vendin e play offit të rënies.

Milot Rashica ishte përsëri mbresëlënës në nëntor, kur u kthye nga lëndimi, dhe ai pati një dorë të drejtpërdrejtë në pesë gola, duke shënuar tre prej tyre.

Shqiptari nga WhoScored u shpall “Lojtari i ndeshjes” në ndeshjet me Freiburgun dhe Wolfsburgubn, ndërsa mesatarja e muajit 7.88.

Ai me këtë mesatare ka zënë një vend në formacionin muajit nëntor në Bundesliga.

Komento: