Real Madrid e do yllin e madh në skuadër, bën ofertë ‘marramendëse’ për të

21:21 | 06 Dhjetor 2019

Real Madrid duket se po përgatitet për transferime të reja.

Mesfushori holandez pëlqehet edhe nga Tottenhami, por e preferon transferimin në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi është i vendosur për t’u përforcuar në fazën e mesfushës gjatë verës që vjen.

Sipas mediumit holandez “Telegraaf”, përcjell Gazeta Express, “Los Blancos” janë të gatshëm t’i paguajnë 55 milionë euro për futbollistin e Ajaxit, Donny van de Beek.

Mesfushori holandez kërkohet edhe nga Tottenhami, por ai do ta preferonte një eksperiencë në “Santiago Bernabeu”.

Van de Beek ka kontribuuar me 5 gola dhe 4 asistime në 13 ndeshje me Ajaxin në Eredivisie këtë sezon.

22 vjeçari po shkëlqen në dy sezonet e fundit me klubin holandez.

Komento: