Everton “gjunjëzon” Chealsen

15:42 | 07 Dhjetor 2019

Chelsea mposhtet nga Everton.

Everton ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur në ‘Goodinson Park’ Chelsea e Frank Lampard, me rezultat 3:1.

Duncan Ferguson në bankinë, Everton e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 5’ me anë të Richarlison.

Dominic Calvert-Lewin me të filluar pjesa e dytë, dyfishoi epërsinë e vendasve në 2:0.

Chelsea reagojë shpejtë, duke ngushtuar epërsinë nëpërmjet Mateo Kovacic.

Por, rezultatin përfundimtar e vendosi Dominic Calvert-Lewin, që në minutën e 84’ shënoi golin e tij të dytë personal, dhe të tretin për Everton.

Komento: